Kevin De Bryjne: Napoli është gati që të bëj gjëra të mëdha

Pas pritjes së pabesueshme të enjten e kaluar, Kevin De Brujne tashmë e ngroh Napolin edhe në intervistën e tij të parë.
“Dua të fitoj ndeshje. Kam qenë gjithmonë i tillë, e urrej humbjen”, tha ish-lojtari i Man. Sitit.
“Napoli fitoi titullin në Itali sezonin e kaluar, kështu që ata do të luajnë në Ligën e Kampionëve. Unë mendoj se ne mund të bëjmë gjëra të mëdha së bashku. Shpresoj se mund ta ndihmoj ekipin të arrijë objektivat e tij”, tha më tej De Brujne.
“Mezi pres sa të luaj këtu. Të dashur fansa, unë jam këtu për të fituar!”, tha De Bruyne, që ka luajtur tri herë në stadiumin “Maradona” si kundërshtar: “Mbaj mend që tifozët ishin shumë të zhurmshëm, pak të çmendur. Por kjo është në rregull”.
“Unë mendoj se e kuptoj pak se si Napoli qytet e mbështet ekipin. Ishte diçka në të cilën doja të isha pjesë. Ndoshta duhet të mësohem në fillim. Skuadra do të jetë shumë e mirë, por edhe atmosfera do të na ndihmojë që të marrim rezultatet”, tha De Brujne.