Mareska: Ai do të jetë numri 9 i ardhshëm i Anglisë

Trajneri i Çellsit, Enzo Mareska, vijon të përgatitet për debutimin e skuadrës së tij në Botërorin për klube. Ndërkohë që, ai punon edhe për t’i dhënë një identitet të ri skuadrës, që vitin tjetër do të luajë edhe në Ligën e Kampionëve. Në prag të ndeshjes së parë në botërorin amerikan ai diskutoi për nënshkrimin e ri që bëri klubi, sulmuesi Liam Delap.

“Para se të përballeshim me Ipsuiçin sezonin e kaluar, thashë: Ai mund të jetë numri 9 i Anglisë”, u shpreh Enzo Mareska.

 

“Tani që ai është me ne mund ta them sërish këtë gjë. Nuk kam asnjë dyshim se ai mund të jetë numri 9 i Anglisë në të ardhmen. Liam gjithashtu e di shumë mirë se sa i rëndësishëm është ai pozicion për këtë klub ku luan tani”, shtoi trajneri italian.

 

“Personalisht nuk shoh ndonjë problem me atë, pasi Liam e shoh mjaft të relaksuar. Ai është mirë që kur ka ardhur, po punon mirë. Unë kurrë nuk i them një lojtari ‘Ti do të jesh zgjedhja e parë’”, tha Mareska.

 

“Mesazhi është gjithmonë i njëjtë: Duhet të punosh shumë, do të punosh më shumë se numri 9 tjetër dhe do të jesh zgjedhja e parë. Shpresoj shumë që ai mund të shënojë gola për ne”, u shpreh trajneri i Çellssi.

“Ne e njohim njëri-tjetrin tashmë prej vitesh, kështu që unë e di se çfarë mund të na japë Liam dhe ai e di se çfarë mund t’i japim atij për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një lojtar më i mirë. Do të na befasojë”, tha Mareska.

LEXO EDHE:

Back to top button