Marjan Ilievski: Na duhet bashkëpunimi i ndërsjelltë me klubet e basketbollit vendor
Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketball, nga sot edhe zyrtarisht do të drejtohet nga trajneri Marjan Ilievski, i cili firmosi kontratën katër vjeçare me drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Maqedonisë. Debutimi i Ilievskit në stolin e Maqedonisë do të jetë më 25 korrik, në miqësoren me kombëtaren e Zvicrës, në palestrën sportive në Gjevgjeli.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në basketboll, nga sot do të drejtohet nga trajneri Marjan Ilievski. Ky i fundit do të drejtojë Maqedoninë në sfidat paraeliminatoreve për Botërorin e vitit 2027, kundër Rumanisë më 2 gusht dhe Hungarinë më 20 gusht
Marjan Ilievski, trajner i ri i Maqedonisë
“Gjithë atë që unë e pres duke filluar nga vetja dhe stafit teknik, media dhe klubet që duhet të jenë një faktor i madh si pjesëmarrës në krijimin e përfaqësueses. Dhe me këtë rast do të shtrinim dorën njëri tjetrit. Përse i përmendi klubet? Ata duhet të bëjnë një ndikim të madh ndaj lojtarëve, të cilët planifikohen për momentin që të veshin fanellën e reprezentacionit.”
Për Ilievskin do të jetë një sfidë në ditët në vijim, pasi që disa basketbollist kanë paralajmëruar pensionim nga përfaqësuesja e Maqedonisë, ndërsa edhe fati i basketbollistëve të naturalizuar ende nuk është e qartë, para se gjithas me Ti Xhej Shortsin, të cilit i ka skaduar marrëveshja e vjetër.
Marjan Ilievski, trajner i ri i Maqedonisë
“Fillimi i përgatitjeve do të definojmë pas bisedës me të gjithë basketbollistët të cilët do të jenë prezent. Në rast se hjekin dorë basketbollistët më në moshë, atëherë do të nismin përgatitjet më herët se 10 korrik, me forcat e reja, të rinjët, të cilët nuk janë aq të rinj, pasi që janë basketbollist senior. Në rast se ata, të vjetrit mbeten, atëherë do të fillojmë përgatitjet më 10 korrik….”
Me fazën e përgatitjeve, basketbollistët do të qëndrojnë në Shkup deri më 18 korrik, pasi që palestra sportive do të shfrytëzohet për Festivalin e të Rinjëve nga Evropa, pas së cilës ekspedita e Maqedonisë do të kalojë në Gjevgjeli, ku e presin pjesa tjetër e përgatitjeve dhe më 25 dhe 26 korrik do të zhvilllojë miqësoret me kombëtaren e Zvicrës.