Bajern Munihu, kërkon krahun e majtë të sulmit të Arsenalit

Bajern Munihu synon të përforcojë krahun e majtë të sulmit për sezonin e ardhshëm.
Gjiganti bavarez e ka vendosur Gabriel Martinellin si një nga objektivat kryesorë të merkatos së verës. Martinelli ka ngjallur interesin e Bajernit pas largimit të Leroj Sane-s, si lojtar i lirë.
Sulmuesi i Arsenalit, megjithëse vazhdon të jetë i rëndësishëm për Artetën, ka pasur një sezon më pak të shkëlqyer. Bajerni sheh te Martinelli një profil që përputhet me projektin: i ri, i shpejtë dhe me aftësi në driblim. Arsenali nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes, por gjithçka do të varet nga oferta dhe dëshira e lojtarit.
Bajerni ka nisur kontaktet dhe pritet të përshpejtojë negociatat në javët e ardhshme