Vriten 6 ushtarë izraelitë në Gaza

Vriten 6 ushtarë izraelitë në Gaza

Të paktën gjashtë ushtarë izraelitë u vranë në një incident të vetëm në Rripin jugor të Gazës, njoftoi sot ushtria e shtetit hebraik.

Ushtarët ishin të moshës midis 19 dhe 21 vjeç dhe i përkisnin Batalionit të 605-të të Xhenios së Luftimit.

Ky batalion është përgjegjës për shkatërrimin e infrastrukturës së lëvizjes islamiste palestineze Hamas në Rrip, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në një deklaratë.

Ende është e paqartë nëse ushtarëve izraelitë iu ishte bërë pritë apo humbën jetën nga ndonjë raketë.

LEXO EDHE:

Back to top button