Ronaldo mbetet pa trajner, largohet italiani nga stoli i Al Nassr

Stefano Pioli nuk është më trajner i Al Nassr. Klubi saudit ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin italian përmes një deklarate publike, duke konfirmuar përfundimin e bashkëpunimit pas vetëm një sezoni.

“Kompania e Klubit Al Nassr njofton se Z. Pioli dhe stafi i tij nuk janë më stafi teknik në detyrë i ekipit të parë. Ne dëshirojmë të falënderojmë Z. Pioli dhe stafin e tij për punën e përkushtuar të kryer gjatë sezonit të kaluar,” thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar në rrjetin social “X” të Al Nassr.

Ndërkohë, gjithçka është gati për rikthimin e Piolit në Serie A. Siç është përfolur prej kohësh, trajneri 58-vjeçar pritet të marrë drejtimin e Fiorentinës, me zyrtarizimin që pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Për Piolin, kjo do të jetë një rikthim te skuadra toskane, të cilën e ka drejtuar edhe në periudhën 2017–2019.

LEXO EDHE:

Back to top button