“Edhë nëse fitojmë Botërorin për klube, nuk kemi pasur sezon të mirë”

Në prag të ndeshjes së tretë të Kupës së Botës për klube kundër Juventus, trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, foli për ndikimin që mund të ketë fitorja e kompeticionit në gjykimin për sezonin aktual.
“E kam thënë shumë herë që sezoni ynë nuk ka qenë i mirë. Fitimi i Kupës së Botës për klube nuk do ta ndryshojë këtë mendim për mua”, u shpreh Guardiola.
“Objektivi im aktual nuk është të fitoj Botërorin por të zgjas qëndrimin tonë këtu në Amerikë. Tani që jemi këtu, dua të bëj më të mirën”, shtoi trajneri spanjoll.
“Dua ta shijoj këtë moment, sepse në këtë turne arrini vetëm një herë në katër vjet. Dhe unë dua të shkoj sa më larg që të mundem,” tha në fund trajneri spanjoll.