Ndërroi jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki
Ndërroi jetë një 19-vjeçar nga Maqedonia e Veriut në Halkidiki

Një djalë 19-vjeçar nga Maqedonia u mbyt të martën pasdite në plazhin qendror të Haniotit në Halkidiki, raportoi halkidikinews.
Sipas raportit nga Kryqi i Kuq Grek, Ioannis T. Kolokitas, i riu pësoi atak në zemër, në rrethana që ende nuk dihen.
Ndërhyrja e shpëtimtarit ishte urgjente, i cili, me ndihmën e notarëve, e nxori të riun nga deti dhe filloi menjëherë procesin e reanimacionit, duke përdorur një defibrilator të jashtëm automatik.
Siç raportuan mediat, ambulanca mbërriti menjëherë, por pavarësisht përpjekjeve të të gjithëve, i riu nuk mbijetoi.