Kërkesa e lartë, Milani ndërpret bisedat me Bajer Leverkuzenin për Granit Xhaka-n

AC Milan nuk është më në bisedime me Bajer Leverkuzenin për transferimin e Granit Xhakës, pavarësisht spekulimeve të fundit. Sipas gazetarit gjerman të Sky Sports, Florian Plettenberg, aktualisht nuk ka negociata mes dy klubeve për mesfushorin shqiptar.
“Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, ka zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e Xhakës, por kostoja totale e operacionit është konsideruar tepër e lartë. Përveç kërkesave për pagë nga ana e lojtarit, edhe tarifa e transferimit që kërkon Leverkuzen është e konsiderueshme, një shifër që Milani nuk është i gatshëm ta përballojë në këtë fazë”, ka shkruar Plettenberg.
“Në vend të kësaj, Rossonerët po përqendrohen te objektiva të tjerë për të forcuar mesfushën. Bisedimet janë duke avancuar me Klub Brizh për Ardon Jasharin, i cili shihet si një nga opsionet kryesore për këtë merkato vere. Negociatat po vazhdojnë ndërsa Milani kërkon të sigurojë shërbimet e mesfushorit të talentuar.”
Ndërkohë, Luka Modriç pritet t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë. Mesfushori kroat, i cili së fundmi mori pjesë në Kupën e Botës për Klube me Real Madridin, besohet se ka arritur një marrëveshje verbale me klubin italian dhe zyrtarizimi mund të ndodhë së shpejti”, përfundon raportimin e tij gazetari gjerman.
Për momentin, Milani mbetet i fokusuar në përforcime që janë financiarisht më të arsyeshme, me Jasharin dhe Modriçin që konsiderohen alternativa më të realizueshme se Xhaka. Vlen të theksohet se Xhaka ka marrëveshje personale me Milanin, por problemi vazhdon të qëndrojë te kërkesat e larta të Leverkusenit