Ederson refuzon ofertën e Al Nassr, konfirmon të ardhmen

Portieri i Kombëtares së Brazilit, Ederson nuk do të largohet nga Man. Siti. Së fundmi skuadrat nga Arabia Saudite, Al Nassr dhe Al Ittihad shprehen interesime për 31-vjeçarin.
Por, Ederson ka refuzuar ofertat pasi ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2026.
“E ardhmja ime është në Man. Siti. Nuk do të largohem këtë verë”, u shpreh Ederson
Kujtojmë që portieri brazilian te Man. Siti ishte transferuar në vitin 2017 nga Benfika për 40 milionë euro.