Ylli i ri argjentinas lëndohet dhe mungon për 2-3 javë te Man. Siti

Juventusi dhe Man. Siti do të luajnë sot në mbrëmje ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Botërorin për klube. Për “citizens” do të mungojë talenti argjentinas Klaudio Eçeverri, i ardhur nga River Plate. Ai dëmtoi kyçin e këmbës në fitoren 6-0 ndaj Al Ain, ku shënoi edhe një gol të shkëlqyer nga goditja e dënimit kundër ekipit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Eçeverri u largua me paterica dhe nuk ishte më në gjendje të stërvitej.

Trajneri i Man. Sitit, Pep Guardiola, ka zbuluar se 19-vjeçari Klaudio Eçeveri do të mungojë për dy ose tre javë. Kjo do të thotë se argjentinasi mund të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës për klube.

“Ai ka disa probleme me kyçin e këmbës. Për fat të keq, do të jetë pushim dy ose tre javë jashtë. Më vjen shumë keq për të, pasi donim të punonim shumë me të dhe të rinjtë e tjerë në funksion të sezonit të ri”, tha Guardiola.

LEXO EDHE:

Back to top button