Shqipëri, 18 viktima dhe 1.075 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 18 të vdekur dhe 1.075 raste pozitive me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 95.726 dhe numri i të vdekurve në 1.600.

Në orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 59.684 dhe raste aktive aktualisht janë 34.442. Institucionet shëndetësore kanë kryer edhe 3.901 testime të tjera, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 424.719 testime për personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkohë, në vend vazhdoni procesi i vaksinimit i cili filloi zyrtarisht më 11 janar.

“Gjatë ditës së sotme janë kryer 612 vaksinime anti-COVID për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit, e kanë marrë dozën e parë të vaksinës 1.693 persona, 620 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e dytë dhe në total janë kryer 2.313 vaksina anti-COVID”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

LEXO EDHE:

Back to top button