Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme fillon më 30 qershor, 16 000 vende të lira
Afati i dytë i regjistrimit në shkollat e mesme fillon më 30 qershor, 16 000 vende të lira

Gjysmëmaturantët të cilët në afatin e parë në qershor para dhjetë ditëve nuk u regjistruan në shkollat e mesme për vitin shkollor 2025/2026, do të kenë mundësinë e dytë për t’u regjistruar në paraqitjen e dytë elektronike këtë muaj – të hënën, më 30 qershor. Dokumentacioni i nevojshëm në shkolla do të dërgohet ditën e ardhshme (1 korrik), ndërsa ranglista e nxënësve të regjistruar do të kumtohet më 2 korrik deri në orën 12:00.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nga shkollat, për paraqitjen e dytë të qershorit, të lira janë 16 034 vende – 10 758 për mësim në gjuhën maqedonase, 4781 në gjuhën shqipe, 474 në gjuhën turke dhe 21 vende të lira për mësim në gjuhën serbe. Për arsim të mesëm gjimnazial ka 3727 vende të lira dhe 12 307 për arsim profesional.
Pas aplikimit të parë, të mbajtur nga 14 deri më 17 qershor, gjithsej u regjistruan 13 712 nxënës nga 16 601 të paraqiturit. Prej tyre, 10 172 nxënës janë regjistruar për mësim në gjuhën maqedonase, 3248 në gjuhën shqipe, 279 në gjuhën turke dhe 13 nxënës në gjuhën serbe.