Sot është “dasma e shekullit” – Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të martohen në Venecia në një ceremoni me afro 200 të ftuar VIP

Sot është “dasma e shekullit” – Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez do të martohen në Venecia në një ceremoni me afro 200 të ftuar VIP

Miliarderi dhe gjiganti i teknologjisë Jeff Bezos dhe ish-gazetarja televizive Lauren Sanchez do të martohen sot në një ceremoni milionëshe në Venecia, përpara një sërë të ftuarish të famshëm.

E përshkruar si “dasma e shekullit”, themeluesi 61-vjeçar i Amazon-it, një nga njerëzit më të pasur në botë, dhe nusja e tij 55-vjeçare kanë mirëpritur afro 200 të ftuar VIP në Venecia për një festë tre-ditore plot luks.

Mbrëmë u zbulua se Bezos dhe Sanchez janë martuar tashmë ligjërisht përpara ceremonisë së sotme që do të mbahet në ishullin San Giorgio Maggiore.

Kjo u bë e ditur ndërkohë që të ftuarit, përfshirë Kylie Jenner, u detyruan të strehoheshin për shkak të një stuhie të papritur gjatë festës para martesës, e cila u mbajt në ambientet historike të manastirit Madonna dell’Orto.

Yje të tjerë si Kim Kardashian, Oprah Winfrey dhe Orlando Bloom kanë mbërritur në Itali më herët gjatë javës për dasmën, e cila vjen dy vite pasi Bezos i propozoi Sánchez-it në superjahtin e tij prej 500 milionë dollarësh.

Por përgatitjet për ditën e madhe nuk kanë qenë pa pengesa. Protestues të ndryshëm kanë planifikuar të pengojnë ceremoninë, gjë që madje detyroi çiftin të ndryshojë në moment të fundit vendin ku do të mbahet ceremonia.

LEXO EDHE:

Back to top button