Mickoski: Fatura elektronike po futet në përdorim – një fund për kompanitë dhe individët fantazmë
Mickoski: Fatura elektronike po futet në përdorim - një fund për kompanitë dhe individët fantazmë

Kryeministri Hristijan Mickoski sot mori pjesë në prezantimin e faturës elektronike, e cila sipas tij do të paraqes një fund për kompanitë dhe individët fantazmë që kanë keqpërdorur miliona euro para publike.
“Sot mora pjesë në një takim pune ku u prezantua instrumenti i faturës elektronike në ambientet e Zyrës së të Ardhurave Publike. Sistemi i faturës elektronike po futet në përdorim – një fund për kompanitë dhe individët fantazmë që kanë thithur qindra miliona euro para publike nga Buxheti. Falënderoj DAP-in, drejtoreshën, ekipin e saj, Ministren e Financave që më në fund pas më shumë se 10 vitesh, filloi dhe zbatimi do të fillojë më 1 korrik”, ka shkruar Mickoski në FB.