Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Gjykata Kushtetuese, afat 30-ditor deputetëve
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës/ Gjykata Kushtetuese, afat 30-ditor deputetëve

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të dielën, më 29 qershor, në përpjekje për ta konstituar Kuvendin pas një momentumi të ri. Takimi i ardhshëm do të mbahet pasi Kurti, lideri i LVV-së, ftoi në takim krerët e partive të tjera parlamentare, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i detyron deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik. Takimi i Kurtit me krerët e partive do të mbahet nesër. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami deklaroi se do të jenë prezentë në takimin e nesërm, por sipas saj, ky takim është për show mediatik.
“Nuk është që kemi shumë pritje duke marrë parasysh komplet të kaluarën historike të LVV-së dhe krejt sjelljet e tyre konferencën për media nuk është që mund të presim diçka nga ky takim. Është më shumë për show mediatik. Megjithatë për të treguar që jemi për konstituim të institucioneve do të jemi prezent”, tha Hykmete Bajrami, LDK. /Alsat.mk