21 qytete italiane në alarm të kuq për shkak të valës së të nxehtit
21 qytete italiane në alarm të kuq për shkak të valës së të nxehtit

21 qytete në Itali janë vënë në gatishmëri për valën e të nxehtit që pritet të godasë nesër vendin.Në Romë dhe Firence, termometri pritet të arrijë 38 gradë, ndërsa në Napoli dhe Milano do të jetë 37. Në ishullin e Sardenjës dhe në zonën më të gjerë të Barit, temperatura, sipas parashikimeve, do të kalojë 40 gradë.
Siç theksojnë autoritetet italiane, nxehtësia dhe lagështia mund të shkaktojnë probleme serioze, jo vetëm për të moshuarit dhe qytetarët që i përkasin kategorive vulnerabël, por edhe për njerëzit që nuk përballen me probleme kronike shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin udhëtimet midis orës 11:00 dhe 18:00, si dhe ushtrimet në natyrë. Në të njëjtën kohë, sa i përket të ushqyerit, këshilla është të theksohet peshku, makaronat, perimet dhe frutat.