Dëme nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut në Tetovë

Dëme nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut në Tetovë

Një stuhi e fuqishme dhe rreshje të rrëmbyeshme të shiut kapluan sot vendin. Në Tetovë janë raportuar disa deme materiale si rrugë të vërshuara, makina të dëmtuara e pemë të shkulura.

Një stuhi e madhe pasdite përfshiu Tetovën e ndjekur nga erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm. Megjithëse stuhia ishte e shkurtër, pati dëmtime në rrjetin elektrik, pemë të rrëzuara dhe makina të dëmtuara.

Dëmet më të mëdha ndodhën në rrugën Brane Stefanovski. Atje, një erë e fortë çrrënjosi një pemë të madhe që ra mbi telat e rrjetit elektrik, duke e lënë atë pjesë të Tetovës pa energji elektrike. Pema gjithashtu dëmtoi disa automjete të parkuara.

LEXO EDHE:

Back to top button