Benjamin Imerit i anulohet meçit i shumëpritur në Angli, por gati për titullin botëror më 11 korrik në Tiranë
Benjamin Imerit i anulohet meçit i shumëpritur në Angli, por gati për titullin botëror më 11 korrik në Tiranë

Benjamin Imerit i anulohet meçit i shumëpritur në Angli, por gati për titullin botëror më 11 korrik në Tiranë.
Boksieri i ri nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, i njohur si “The Bomber”, nuk do të ngjitet në ring më 28 qershor në Angli, ku ishte paraparë të luftonte për titull. Siç njofton vetë Imeri, vendimi për anulimin e duelit nuk erdhi për shkak të ndonjë shkeljeje apo mungese profesionalizmi, por për arsye burokratike dhe procedurale jashtë kontrollit të tij.
Megjithatë, rruga drejt suksesit nuk ndalet. Benjamin Imeri do të ketë rastin e artë për të shkruar historinë më 11 korrik 2025 në Tiranë, ku do të luftojë për titullin botëror të të rinjve në versionin WBO (WBO World Youth Champion). Ngjarja madhështore “Stars of the Ring” do të zhvillohet në Amfiteatrin e Tiranës me fillim nga ora 18:00 dhe do të organizohet nga promotori i njohur shqiptar Noizy.
Pas zhgënjimit të përkohshëm, Imeri është më i vendosur se kurrë për të dëshmuar se është një kampion i lindur dhe për të sjellë lavdi për veten dhe kombin.