SHBA/ Gjykata e San Antonios dënon dy kontrabandistët përgjegjës për vdekjen e 58 emigrantëve

SHBA/ Gjykata e San Antonios dënon dy kontrabandistët përgjegjës për vdekjen e 58 emigrantëve

Dy persona, anëtarë të një rrjeti ndërkombëtar kontrabande, u dënuan sot për rolin e tyre në një nga tragjeditë më të rënda të emigracionit ilegal në SHBA.

Ngjarja ndodhi në vitin 2022 në Teksas, ku 53 emigrantë humbën jetën në një kamion pa ajrim.

Gjykata federale në San Antonio shpalli fajtorë Felipe Orduna-Torres, 30 vjeç, dhe Armando Gonzalez Ortega, 55-vjeç.

Torres, i konsideruar udhëheqësi i rrjetit, u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa Ortega, që ndihmoi në koordinimin e operacionit, u dënua me 83 vjet heqje lirie.

Vendimi u shpall pikërisht tre vjet pas ngjarjes tragjike, që ndodhi në fund të qershorit 2022, kur një kamion me rreth 60 emigrantë nga Guatemala, Hondurasi dhe Meksika, përfshirë tetë fëmijë dhe një grua shtatzënë, u gjet në kushte ekstreme.

Sistemi i ajrit të kondicionuar në automjet nuk funksiononte dhe gjatë udhëtimit nga kufiri meksikan drejt San Antonios, temperatura brenda kabinës u rrit ndjeshëm.

Migrantët filluan të thërrisnin për ndihmë dhe godisnin muret metalike të kamionit, por askush nuk iu përgjigj.

Pesëdhjetë e tre persona humbën jetën ku 48 vdiqën brenda kamionit dhe pesë të tjerë ndërruan jetë në spital. Vetëm 11 persona arritën të mbijetojnë.

Pesë të pandehur të tjerë në të njëjtën çështje janë shpallur fajtorë dhe pritet të dënohen në nëntor ose dhjetor.

Ndërkohë, një anëtar tjetër i dyshuar i rrjetit, Rigoberto Miranda-Orozco, u arrestua në Guatemalë në gusht 2024 dhe u ekstradua në SHBA, ku do të dalë në gjyq më 29 shtator.

Sipas akuzës, emigrantët u paguan kontrabandistëve nga 12,000 deri në 15,000 dollarë për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Këta kriminelë do ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre në burg sepse bënë zgjedhjen mizore për të përfituar nga tragjedia njerëzore,” tha Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi, duke përshkruar rastin si një nga më të tmerrshmit e dekadës së fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button