SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë
SHBA: 30 milionë dollarë për një organizatë ndihmash në Gazë

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza.
“Ne kemi miratuar 30 milionë dollarë fonde për Fondacionin Humanitar të Gazës (Gaza Humanitarian Foundation)”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, teksa shtoi: “Dhe u bëjmë thirrje vendeve të tjera që të mbështesin gjithashtu GHF-në dhe punën e saj vendimtare.”
Veprimtaria e organizatës GHF, e cila vepron në Rripin e Gazës, është objekt diskutimesh dhe debatesh.
Organizata e ndihmës GHF mbështetet nga SHBA-ja dhe Izraeli. Në maj 2025, GHF filloi punën e saj në Rripin e Gazës, ku ka hapur katër qendra shpërndarjeje ndihmash në jug dhe në qendër të territoreve palestineze.