VLEN: Investim mbi 1.5 milionë euro në lagjen Dizhon në Komunën e Çairit

VLEN: Investim mbi 1.5 milionë euro në lagjen Dizhon në Komunën e Çairit

VLEN ka njoftuar se në Komunën e Çairit kanë filluar projekte me vlerë mbi 1.5 milion euro investime në rindërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Në Komunën e Çairit ka nisur realizimi i një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore që do të sjellë përmirësime thelbësore në jetën e banorëve të lagjes Dizhon. Me mbi 1.5 milionë euro investim po realizohet rindërtimi i plotë i rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe rrjetit atmosferik në 16 rrugë të kësaj lagjeje. Ky projekt do të mundësojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pastër dhe një sistem modern të kanalizimit për mijëra qytetarë, duke rritur cilësinë e jetës dhe sigurinë infrastrukturore. Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin për zhvillim të barabartë dhe investime të qëndrueshme në çdo komunë të vendit. VLEN po ndërton të ardhmen. Çairi VLEN!”, thuhet në njoftimin e VLEN.

LEXO EDHE:

Back to top button