Zjarret rrezikojnë shtëpitë në Vizbeg
Zjarret rrezikojnë shtëpitë në Vizbeg

Gazetare: Linda Ebibi
Një zjarr që ka shpërthyer në lagjen Vizbeg, ka rrezikuar të përhapej edhe në pishinën që ndodhet në këtë lagje e ku po pushonin rreth 100 persona të cilët po shfrytëzonin fundjavën për argëtim.
Pronari i pishinës Baki Zeqiri tha se ekipi i parë i zjarrfikësve ka arritur me 25 minuta vonesë ndërsa ekipi i dytë ishte vonuar për më shumë se një orë. e një orë vonesë. Ai thotë se të punësuarit në këtë pishinë bashkë me pushuesit parandaluan më të keqen.
Ndërkohë zv.komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve tha se kishin arritur që me kohë të shuajnë zjarrin dhe se për fat të mirë, pos dëmeve nuk ka të lënduar.
Pos zjarrit afër pishinës, paraprakisht edhe një deponi i egër në këtë lagje u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit thonë se për shkak të terrenit nuk kanë arritur ta shuajnë tërësisht./Alsat.mk