LAMM njofton: Frekuencë e shtuar e makinave në Tabanoc dhe Bogorodicë
LAMM njofton: Frekuencë e shtuar e makinave në Tabanoc dhe Bogorodicë

Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanoc është regjistruar frekuencë e shtuar e automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 30-45 minuta, ndërsa në pikën kufitare Bogorodicë për dalje është rreth 20 minuta. Në pikat e tjera kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë.