Bombardohet kafeneja e gazetarëve/ Gaza, mbi 80 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Bombardohet kafeneja e gazetarëve/ Gaza, mbi 80 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Tre sulme ajrore të izraelit në Gaza vranë të paktën 39 persona dhe lanë dhjetëra të tjerë të plagosur, sipas zyrtarëve të shëndetësisë.
Një nga sulmet goditi kafenenë Al-Baqa, një vend buzë plazhit në Gazën qendrore ku mblidheshin shpesh gazetarët, duke vrarë të paktën 30 persona, sipas Fares Awad, kreu i shërbimit të urgjencës dhe ambulancës së Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën veriore.
Awad tha se shumë nga të plagosurit janë në gjendje kritike.
Videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan trupa shpërndarë brenda dhe jashtë kafenesë. Të plagosurit u transportuan mbi batanije dhe barela të improvizuara.
Kafeneja Al-Baqa ishte bërë një hapësirë e njohur për gazetarët, aktivistët dhe ata qe punojnë në distancë, duke ofruar qasje në internet, ulëse dhe hapësirë pune përgjatë bregdetit mesdhetar të Gazës.
Një sulm i tjetër në rrugën al-Wihda në qytetin e Gazës vrau pesë persona.
Mohammad Abu Sleima, drejtor i Spitalit Al-Shifa në Gazën qendrore, tha se në spital mbërritën 39 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur.