A do të luajë Mbappe sonte kundër Juventusit?

A do të luajë Mbappe sonte kundër Juventusit?

Kylian Mbappe pritet të rikthehet këtë mbrëmje në fushë, teksa Real Madridi do të përballet me Juventusin në 1/8 e finales të Kupës së Botës për Klube në stadiumin “Hard Rock”, shkruan KosovaPress.

Sulmuesi francez kishte munguar në të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve për shkak të gastroenteritit, por trajneri Xabi Alonso konfirmoi se është një “mundësi e madhe” që ai të luajë sonte. Skuadra spanjolle është gjithashtu e përforcuar nga rikthimet e Dani Carvajal dhe Eder Militao.

“Duam një ekip të bashkuar, me 11 lojtarë të përkushtuar. Kjo forcë kolektive do t’u japë shkëlqim edhe yjeve si Vinicius, Mbappe, Rodrigo dhe Bellingham”, tha Alonso.

Nga ana tjetër, trajneri i Juventusit, Igor Tudor, e pranoi vështirësinë e përballjes, por tha se skuadra e tij ka ardhur për të garuar seriozisht. Ai vlerësoi edhe punën taktike të Alonsos, duke e krahasuar me stilin e suksesshëm që ai përdori te Bayer Leverkusen.

Fituesi i kësaj sfide do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Borussia Dortmund – Monterrey.

LEXO EDHE:

Back to top button