Këto janë çiftet çerekfinale të Botërorit të Klubeve
Këto janë çiftet çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Pas përfundimit të ndeshjeve të 1/8-ës së finales, janë përcaktuar të gjitha çiftet çerekfinaliste në Kupën e Botës për Klube 2025.
Real Madrid mposhti Juventusin 1-0 falë golit të Gonzalo Garcias në minutën e 54-të.
Borussia Dortmund eliminoi Monterreyn me rezultatin 2-1, falë dy golave të Serhou Guirassy.
Fluminense siguroi kalimin më tej ku do të përballet me Al-Hilal, që tronditi Manchester Cityn me një fitore surprizë.
Çiftet çerekfinaliste:
Real Madrid vs Borussia Dortmund
Fluminense vs Al-Hilal
Bayern Munich vs Paris Saint-Germain
Chelsea vs Palmeiras
Ndeshjet e çerekfinaleve do të zhvillohen më 4 dhe 5 korrik.