I nxehti ekstrem, Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë

I nxehti ekstrem, Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, me valën e nxehtësisë që vazhdon të përhapet në Europë. Shërbimi Meteorologjik i Spanjës, Aemet, tha se qershori “jashtëzakonisht i nxehtë” – me temperaturë mesatare prej 23.6 gradësh Celcius “shënoi rekorde”, duke tejkaluar mesataren normale për korrikun dhe gushtin.

Në Angli, Zyra Meteorologjike njoftoi se temperatura mesatare e qershorit prej 16.9 gradësh Celcius vendosi një rekord të ri për atë muaj, ndërsa Mbretëria e Bashkuar, regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i matjeve në vitin 1884.

Po ashtu, Portugalia kontinentale regjistroi një temperaturë rekorde ditore në qershor prej 46.6 gradësh Celcius. Të dhënat mesatare mujore nuk janë publikuar ende.

Në Turqi, zjarret detyruan dhjetëra mijëra njerëz të evakuoheshin. Në Itali, dy persona humbën jetën për arsye që lidheshin me nxehtësinë.

Në Francë, vala e të nxehtit vazhdoi në pjesën më të madhe të vendit edhe dje, pasi shumë qytete përjetuan natën dhe ditën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në qershor. Maja e Kullës Eiffel në Paris u mbyll për shkak të të nxehtit, ndërsa ministrja franceze e Klimës, Agnes Pannier-Runacher, e përshkroi këtë si një situatë “të paparë”.

Për herë të parë në pesë vjet, rajoni i Parisit aktivizoi alarmin e kuq, që është paralajmërimi më i lartë për nxehtësinë ekstreme bashkë me 15 rajone të tjera franceze.

Në Itali, rajoni i Toskanës shënoi rritje me 20% të pranimeve në spital, për shkak të problemeve që lidhen me nxehtësinë. Edhe rajoni i Ballkanit është përfshirë nga temperaturat e larta.

LEXO EDHE:

Back to top button