Dalai Lama thotë se do të ketë një pasardhës pas vdekjes së tij

Dalai Lama thotë se do të ketë një pasardhës pas vdekjes së tij

Më herët gjatë ditës së sotme, Dalai Lama publikoi një mesazh video ku konfirmoi se institucioni 600-vjeçar i udhëheqësit shpirtëror tibetian do të vazhdojë edhe pas vdekjes së tij dhe se ai do të ketë një pasardhës.

Sipas BBC-së, ai tha se vetëm Fondacioni Gaden Phodrang, të cilin e ka themeluar vetë, ka autoritetin për të njohur reinkarnimin e tij të ardhshëm – “askush tjetër nuk ka ndonjë autoritet për të ndërhyrë”.

Ai bëri këtë njoftim të shumëpritur në qytetin verior indian të Dharamshalës, ku jeton në mërgim që nga viti 1959, kur Kina aneksoi Tibetin.

Kina e konsideron Dalai Lamën si separatist dhe pretendon se ka të drejtën për të zgjedhur pasardhësin e tij.

Qindra ndjekës janë mbledhur në Dharamshala për të festuar 90-vjetorin e Dalai Lamës këtë javë; mes tyre ka edhe mysafirë të famshëm si aktori i njohur i Hollivudit, Richard Gere.

LEXO EDHE:

Back to top button