Pas raportimeve të Alsat dhe protestave, problemi me shkollën në Nerovë po shkon drejtë zgjidhjes
Pas raportimeve të Alsat dhe protestave, problemi me shkollën në Nerovë po shkon drejtë zgjidhjes

Gazetar: Avni Tahiri
Çështja e shkollës në Nerovë duket se po shkon drejtë zgjidhjes.
Qeveria me vendimin e fundit ka obliguar Komunë e Krushëves të ndërmerr të gjitha masat për legalizimin e objekteve shkollore. Sipas informacioneve tona, organi ekzekutiv pas raporti që ka pranuar nga grupi punues i përbërë nga disa institucione, ka konstatuar se çështja e shkollës në Nerovë është në kompetencë të pushtetit lokal, por ka urdhëruar zgjidhjen e statusit të saj, duke i aprovuar kërkesën që toka e cila është pronë shtetërore duhet të kalon në pronë komunale. Më këtë hapët rruga për legalizim.
“Për regjistrimin e të drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme në pronësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kadastrën e pasurive të paluajtshme. Me këtë vendim regjistrohet e drejta e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, objekt, i cili ndodhet në fshatin Nerovë”, thuhet në vendimin e Qeverisë.
Alsat kishte denoncuar që në fillim problemin e nxënësve të shkollës në Nerovë dhe kushtet në të cilat mësonin ato. Banorët shprehur të kënaqur nga ky vendim dhe kërkojnë që procedurat për legalizim të përfundojnë para fillimit të vitit të ri shkollor.
“Para dy ose tre javësh, Ministra e Arsimit tha se do të lëshoje një ekip nga ministria që ta vëzhgoje objektin e ri dhe gjithashtu edhe objektin e vjetër se a i plotëson kushtet që të rinovohet i njëjti. Ky ekip, nga një person ishte nga sektori për investime kapitale i cili i pa të dy objektet dhe përgatiti raport final për të dy objektet. Tjetër gjë nuk kishte nga ministria por kishim një delegacion nga komuna e Krushevës i cili bëri elaboratin e objektit të ri dhe pas kësaj na vizitoi edhe ambasadori i Shqipërisë i cili tha se do të ndihmoje çfarë të mundët për këtë çështje. Lajmin e fundit e kemi se në seancë qeveritare, ditën e djeshme, Qeveria ka dhënë sinjal pozitiv që pronësia t’i kaloje komunës së Krushevës”, tha Dashmir Jusufi – Banor i fshatit Nerovë të Krushevës.
Sipas Kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski në një bisedë telefonike na tha se tani do të kërkon nga Ministria e Arsimit të vazhdojnë me punimet dhe ta përshtatë objektin shkollor për mbarëvajtjen e procesin edukativ.
“Qeveria në seancën e djeshme solli vendim për legalizim apo vendosjen në plan urbanistik të fshatit Nerovë që më pas të vazhdoje procedura për legalizim. Me këtë shumë çështje janë larguar apo atë që muajt e kaluar dikush deshi që të krijoje tensione apo ndarje etnike në të gjithë Komunën nuk lejuam. Në periudhën e ardhshme do ta vendosim si skicë në planin urbanistik të Nerovës dhe do të kërkojmë nga Ministria e Arsimit që të bëhet si mbindërtim apo projekt për rikonstruim apo sanim, me të vetmin qellim që të mund të plotësoje kushtet për mësim dhe plotësimin e kushteve për kuadrin mësimorë që të mund të zhvillojnë mësimin nga shtatori”, deklaroi Tome Hristoski – Kryetari i Komunës së Krushevës.
Nisma për ndërtimin e objektit të ri shkollor në Nerovë nisi si iniciativë vullnetare nga vetë banorët, pas kërkesave të prindërve për kushte më të mira për 120 nxënësit shqiptar të shkollës “Nikolla Karev”. Pasi banorëve iu ndalua vazhdimi i punimeve në objektin e ndërtuar me kontributin e tyre, ata dolën në protestë dhe fëmijët bojkotuan mësimin. /Alsat.mk