Në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë miratuar projekte për investime infrastrukturore
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë miratuar projekte për investime infrastrukturore

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë miratuar projekte për investime infrastrukturore. Sipas zëdhënëses së Qeverisë Venera Azizi, në kuadër të fazës së dytë, janë miratuar gjithsej 829 projekte të komunave, në vlerë prej rreth 15 miliardë denarësh, të cilat do të realizohen përmes Ministrisë së Transportit, Mjedisit, Ministrisë së Arsimit, Kulturës e ministrisë së Politikës Sociale.
“Ne vazhdojmë ta mbështesim në mënyrë të vazhdueshme çdo komunë që i ka përmbushur kushtet sipas thirrjes publike, pa marrë parasysh përkatësinë politike të udhëheqjes komunale. Për ne, më të rëndësishëm janë qytetarët, mirëqenia e tyre dhe krijimi i kushteve më të mira për jetë në çdo pjesë të shtetit. Përmes kësaj mbështetjeje do të realizohen projekte për ndërtim dhe rindërtim të: rrugëve sistemeve të ujësjellësit dhe kanalizimeve shkollave, çerdheve dhe sallave sportive pishinave dhe infrastrukturës publike me rëndësi jetike. Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i lartë, si për thirrjen e parë, ashtu edhe për të dytën”, tha Venera Azizi, Zëdhënëse e Qeverisë. /Alsat.mk