Google Maps ju lejon të “zbehni” shtëpinë tuaj
Google Maps ju lejon të “zbehni” shtëpinë tuaj

Google Street View, pjesë e Google Maps, po shqetëson ekspertët e sigurisë për shkak të mundësisë që kriminelët të kontrollojnë shtëpitë dhe pronat e njerëzve.
Kamera që kapin pamjet panoramike mund të zbulojnë detaje të rëndësishme si numri i dritareve, kamerat e sigurisë apo automjetet e parkuara.
Andaj, eksperti Will Geddes këshillon që përdoruesit të kërkojnë zhdukjen e imazheve të shtëpive të tyre për të shmangur vëzhgimin e paautorizuar.
Kjo veçori mund të ndihmojë në parandalimin e vjedhjeve dhe ndjekjes nga persona të rrezikshëm.
Për të bërë këtë, duhet të përdorni opsionin “Report a problem” në Google Maps dhe të kërkoni zbehjen e imazhit.
Google njofton se kjo kërkesë nuk mund të “anulohet” pasi të miratohet.