​Avokati Koci proteston me gomarë para Kuvendit të Kosovës

​Avokati Koci proteston me gomarë para Kuvendit të Kosovës

Avokati Arianit Koci po proteston sërish para hyrjes kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës. Ai kësaj radhe ka çuar disa gomarë për të shprehur kundërshtimin e tij për bllokadën institucionale.

Ai tha se këta gomarë “simbolizojnë kokëfortësinë e kryeneçësinë”.

“Të njëjtit po mendojnë që ne jemi gomarë, sidoqoftë ne nuk ndalemi duke protestuar. Protesta do të jetë e qetë, unë e kam respektin maksimal për policinë, e kam lajmëruar protestën, ky është miku im është adhurues i kafshëve. Edhe një herë po i kërkoj falje gomarëve që prej Istogut është dashur me i sjell edhe me i detyruar me u kfjell pak deputetët… Këta [gomarët] e simbolizojnë kokëfortësinë, kryeneçësinë. A ka më keq se 41 herë me u mbledh dhe të mos mundet të formohet parlamenti, nuk ka”, deklaroi ai.

Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Koci tha e ka përcaktuar se kush është “fajtori për këtë ngërç politik”.

“Unë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e kam përcaktuar kush është fajtor. Fajtor është Albin Kurti. E ka krijuar në opinion publik ajo që në lojën politike dhe spiunazhi quhet loja e pasqyrave të dyfishta ku kurrkush askujt si beson edhe e vërteta është vetëm ajo çfarë thotë lideri. Sidoqoftë nuk po dua të jem faktor që i thellon ndasitë por po dua të jem faktor i unitetit. E kam një vërejtje të madhe edhe për partinë e dytë, të tretë, të katërt, PDK-në, LDK, Aleancën edhe Nismën. Po sillen si me qenë qyqarë, po duket thuajse se po iu konvenon kjo me krejt atë fuqi që e kanë në elektorat mos me marrë një njeri me nxjerrë në protestë kjo është e pabesueshme. Thjesht, si duket edhe ata po i frikësohen zgjedhjeve të reja, se dikush mund ta humb parlamentin në tërësi”, shtoi ai.

Protesta po mbahet pak para vazhdimit të seancës konstituive, që është përpjekja e dyzet e një për ta bërë Kuvendin.

LEXO EDHE:

Back to top button