Bashkë me Jotan ka vdekur edhe vëllai i tij, Andre

Bashkë me Jotan ka vdekur edhe vëllai i tij, Andre

Diogo Jota, sulmuesi i Liverpool dhe Portugalisë, humbi jetën në një aksident automobilistik në Spanjë

Jota (28 vjeç) dhe vëllai i tij André (26 vjeç), gjithashtu futbollist në klubin Penafiel, kanë ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të 3 korrikut 2025. Aksidenti ndodhi pranë Cernadilla, në autostradën A‑52 në provincën Zamora, kur automjeti u përplas, doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët

Aksidenti ndodhi rreth orës 00:40, dhe si pasojë e një gomë të çarë të automjetit, ai humbi kontrollin dhe mori flakë, përcjellë KosovaPress.

Tashmë ka ardhur edhe reagimi i Federatës Portugeze që konfirmon lajmin tragjik për Diogo dhe André Jotën

“Kemi humbur dy kampionë. Vdekjet e tyre përbëjnë humbje të pariparueshme për futbollin portugez. Do të bëjmë gjithçka për të nderuar trashëgiminë e tyre çdo ditë.”

LEXO EDHE:

Back to top button