Rrëshqitje masive dheu në Kinë, shembet ndërtesa dhe përfundon në lumë
Rrëshqitje masive dheu në Kinë, shembet ndërtesa dhe përfundon në lumë

Një ndërtesë pesëkatëshe në ndërtim u shemb dhe përfundoi në një lumë, pasi toka poshtë saj rrëshqiti për shkak të përmbytjeve të mëdha në Kinën Jugore.
Ngjarja ndodhi në një zonë urbane të përfshirë nga reshje të dendura, që shkaktuan rrëshqitje dheu dhe prishje të strukturave. Fatmirësisht, në momentin e shembjes, objekti nuk ishte i banuar dhe nuk raportohet për viktima.
Pamjet filmike që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën duke u rrëzuar plotësisht në ujë, mes panikut të banorëve.
Autoritetet lokale ndodhen në gatishmëri të lartë, ndërsa paralajmërojnë për rrezik të shtuar nga moti ekstrem dhe rrëshqitjet e mundshme në ditët në vijim.