Presidenti i Lille: Po presim largimin e Zhegrovës

Presidenti i Lille: Po presim largimin e Zhegrovës

Edon Zhegrova duket se do të largohet nga Lille OSC, me presidentin e klubit, Olivier Létang, i cili zbulon se klubi nuk ka ndërmend të përpiqet ta mbajë atë përtej kësaj vere. Anësori i cili mbërriti në vitin 2022 nga Bazeli ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe vazhdimisht e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet për një projekt të ri.

Létang në një konferencë për shtyp shpjegoi qëndrimin e Lille ndaj lojtarit të Kosovës: “ Edoni ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbaj atë me një vit të mbetur në kontratën e tij në kontekstin aktual ekonomik të futbollit francez. Largimi i tij është diçka që po e presim.”, theksoi ai.

Duke pasur parasysh këtë, Létang ka shpjeguar se pavarësisht nënshkrimit të Marius Broholm, Lille do të jetë në kërkim të një sulmuesi të ri anësor në mënyrë që të paktën katër lojtarë të mbulojnë krahët. “Nëse Edoni do të qëndronte, do të kishim katër lojtarë në krahë. Nëse Edoni largohet, do të na duhet të gjejmë një lojtar të katërt. Kemi kontakte. Ekipet e mëdha evropiane kanë të paktën katër lojtarë në krahë për të bërë diferencën .”

Megjithatë, mbetet e paqartë se ku do të përfundojë Zhegrova, pasi La Voix du Nord raporton se ka interes serioz nga Serie A, me Napolin dhe Atalantën që i kushtojnë vëmendje të madhe sulmuesit të krahut.

LEXO EDHE:

Back to top button