Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, në shënjestër ishte Kievi

Rusia sulm masiv ndaj Ukrainës, në shënjestër ishte Kievi

Valë sulmesh me dronë dhe raketa goditën Kievin, në atë që konsiderohet si sulmi ajror më i madh që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë, duke lënë të plagosur 23 persona dhe duke shkaktuar dëme në disa rajone të kryeqytetit. Forcat ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi gjithsej 550 dronë dhe raketa në të gjithë territorin e Ukrainës. Shumica ishin dronë të tipit Shahed, ndërsa në sulm u përdorën edhe 11 raketa. Kievi ishte objektivi kryesor i sulmit. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe dha komentet e para publike për vendimin e administratës së tij për të pezulluar disa dërgesa armësh për Ukrainën. Ky vendim përfshin municione si raketat Patriot, raketat ajër-ajër AIM-7 Sparrow dhe raketat më të shkurtra Stinger, të cilat janë të domosdoshme për të ndaluar raketat dhe dronët që vijnë nga Rusia, si dhe për të rrëzuar avionët rusë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button