Tentativë zjarrvënieje në sinagogën e Melburnit ndërsa rreth 20 persona ishin brenda ndërtesës
Tentativë zjarrvënieje në sinagogën e Melburnit ndërsa rreth 20 persona ishin brenda ndërtesës

Policia australiane tha të premten se po kërkonte një të dyshuar për një sulm me zjarrvënie në një sinagogë në Melburn, ndërsa rreth 20 persona ndodheshin brenda ndërtesës.
Sipas transmetuesit shtetëror ABC, rreth orës 8 të mbrëmjes (ora lokale) një burrë derdhi lëng të ndezshëm në hyrje të sinagogës hebraike në lindje të Melburnit, duke shkaktuar një zjarr. “Në atë kohë kishte rreth 20 persona brenda sinagogës”, tha policia, duke shtuar se të pranishmit ikën nga ndërtesa përmes një daljeje emergjence.
Zjarrfikësit nxituan në vendngjarje dhe shuan zjarrin, i cili shkaktoi dëme të kufizuara. Nuk u raportuan për të lënduar.
Deklarata e policisë thekson se “nuk ka vend në shoqërinë tonë për sjellje antisemite ose të motivuara nga urrejtja”.
Ky është sulmi i dytë me zjarrvënie ndaj një sinagoge në Melbourne, pas atij dhjetorin e kaluar në periferi të Riponley. Vitet e fundit, ka pasur disa sulme antisemite në Australi, ku shtëpitë, shkollat, sinagogat dhe automjetet janë shënjestruar nga vandalët dhe zjarrvënësit.