Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat
Turqia teston me sukses sistemin me laser për mbrojtje nga raketat

Kompania ushtarake turke Aselsan ka testuar me sukses sistemin e kundërmasave elektronike YILDIRIM 100, i cili parandalon raketat me rreze të shkurtër veprimi të godasin helikopterët, dronët dhe aeroplanët me fluturim të ulët.
Bazuar në përvojën e luftimeve me PKK-në në lindje të vendit, në të cilat humbi më shumë se 15 helikopterë, ushtria turke po merr një paketë masash për t’u mbrojtur nga raketat kundërajrore me këtë sistem.
Në testin e paraqitur, YILDIRIM 100 parandaloi me sukses sistemin e raketave Igla nga shkatërrimi i objektivit, reflektimin termik të të cilit e mori përsipër, duke përdorur kundërmasa laser, përcjell Telegrafi.
Kompania siguron se ky sistem lazer nuk kërkon një sasi të tepërt energjie, gjë që e bën këtë sistem miniaturë dhe mjaftueshëm ekonomik për t’u instaluar në aeroplanë, dronë dhe helikopterë me krahë fiks.
Dizajni i tij me dy kulla, sensorët e përparuar dhe njësia e kontrollit të integruar mundësojnë përgjigje të shpejta dhe të koordinuara dhe komunikim të pandërprerë me sistemet e paralajmërimit të raketave.
Për momentin, vetëm disa vende kanë teknologjinë e kundërmasave me laser, kështu që kompanitë turke të mbrojtjes konfirmuan edhe një herë forcën e tyre teknologjike në rritje.