A e ke të vështirë të fokusohesh? Ja pse truri yt është gjithnjë i shpërqendruar (dhe si ta kthesh vëmendjen në favorin tënd)
A e ke të vështirë të fokusohesh? Ja pse truri yt është gjithnjë i shpërqendruar (dhe si ta kthesh vëmendjen në favorin tënd)

Nëse ndihesh i shpërqendruar më shumë se zakonisht, nuk je vetëm. Në një botë ku çdo klikim kërkon vëmendjen tonë, përqendrimi po bëhet një nga aftësitë më të rralla dhe më të vështira.
Sipas ekspertëve të neuroshkencës, shpërqendrimi i vazhdueshëm nuk është mungesë disipline – është rezultat i një stili jetese që i jep më shumë zë jashtëm sesa mendimit të brendshëm.
Tre arsyet kryesore pse nuk përqendrohemi dot
1. Të bombarduar nga informacioni
Nga kur zgjohesh e deri në darkë, truri përpunon mijëra stimuj: lajme, mesazhe, video, lajme false, meme, reklama. Sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, një njeri modern ndërpret aktivitetin çdo 47 sekonda për diçka tjetër – për shkak të njoftimeve ose vetëzakoneve digjitale.
2. Mungesa e pushimeve të vërteta
Pushimet nuk janë më pushime. Edhe kur shtrihemi për të “pushuar”, kemi telefonin në dorë, duke konsumuar më shumë përmbajtje sesa duke pushuar. Truri nuk ka kohë të freskohet, sepse asnjëherë nuk fiket me të vërtetë.
3. Multitasking – gënjeshtër moderne
Njerëzit nuk janë krijuar të bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë. Çdo herë që kalon nga një detyrë në tjetrën, truri ka nevojë për disa minuta të rikalibrohet. Multitasking ul cilësinë, rrit stresin dhe krijon ndjesinë e lodhjes kronike.
Si ta kthesh fokusin në favorin tënd? 3 teknika praktike
🔹 Metoda Pomodoro: Vendos një kohëmatës 25 minuta për punë pa ndërprerje, pastaj 5 minuta pushim. Pas katër ciklesh, bëj një pushim më të gjatë. Rrit produktivitetin dhe disiplinën mendore.
🔹 Ambient pa stimuli: Hiq njoftimet nga telefoni, vendose në “mos shqetëso”. Nëse është e mundur, krijo një hapësirë pa zhurmë dhe shpërqendrime për punë ose lexim.
🔹 Pushime mendore reale: 10 minuta në ditë pa telefon, pa muzikë, vetëm frymëmarrje dhe vetëreflektim. Është si një “reset” për trurin.
Përqendrimi është pasuri në një botë që kërkon gjithçka nga ty. Mbroje. Trajnojeni. Dhe do ta shohësh sa shumë ndryshon mënyra se si e jeton ditën.