Guardiola e do yllin e Interit te City
Guardiola e do yllin e Interit te City

Interi është në ankth për të ardhmen e Denzel Dumfries, ndërsa Manchester City përgatit një ofertë konkrete për mbrojtësin holandez. Klauzola prej 25 milionë eurosh në kontratën e tij skadon më 15 korrik dhe Pep Guardiola e sheh atë si pasuesin ideal të Kyle Walker.
Pas një sezoni të shkëlqyer me 11 gola dhe 5 asistime, Dumfries ka tërhequr interes nga klubet e mëdha, por Barcelona është tërhequr për shkak të problemeve financiare. City, i aktivizuar fuqishëm në merkato me afrimet e Reijnders, Ait-Nouri dhe Cherki, e sheh Dumfries si mundësi të vlefshme për krahun e djathtë.
Në rast largimi, Interi ka piketuar Dodò-n e Fiorentinës si pasues të mundshëm, ndërsa mund të përfshijë në negociata Sebastiano Espositon, i cili nuk është në planet e klubit. Tetë ditët e ardhshme do të jenë vendimtare për të ardhmen e Dumfries.