Jankullovska e hedh poshtë akuzën për “Target-Fortes”, ndjehet e pafajshme

Ish ministrja për punë të brendshme, Gordana Jankullovska në fjalët e saja përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, u paraqit si viktimë e përgjimit të paligjshëm dhe e hodhi poshtë gjithë akuzën që i ngarkohet. Ajo në rastin në fjalë akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave, gjegjësisht në pjesën e shkatërrimit të pajisjes për përgjim, që sipas prokurorisë është tentuar që të fshihen gjurmët. Në pjesën për përgjimet, ajo nuk është e akuzuar dhe kërkoi që të futet në listë si viktimë.

“Unë më s paku kam motiv që të ndihmoj dike që është I lidhur me këtë akt monstroz, për shkeljen masovike të të drejtave të njeriut. Unë dhe familja ime kemi përjetuar dhe akoma po përjetojmë pasoja të mëdha nga përgjimi”, tha Jankullovska.

LEXO EDHE:

Back to top button