Ambasadorja Suter: Shteti duhet të rikthejë besimin te populli

Si qytetarët mund ti përdorin të drejtat e tyre demokratike varet nga marrëdhëniet e ndërsjella, që ata kanë me autoritetet, në nivel nacional ose lokal, thotë në paraqitjen e saj në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ambasadorja zvicerane në vend, Sibil Suter. Ajo thotë se këto marrëdhënie të ndërsjella janë shumë të rëndësishme, dhe për t’i vendosur, nevojitet besim.

“Siç vërej, ai besim ende nuk është i plotë këtu. Sigurisht, është një proces, nuk mund të presim mrekulli për disa vjet. Ju jeni një vend dhe komb i ri dhe duhet të zhvilloheni. Siç e kam thënë tashmë, ky është një proces dinamik, por jam e bindur që jeni në rrugën e duhur, sepse pa besim nuk do ti zbatoni të gjitha reformat. Por, ky vend ka nevojë për reforma të tilla, përndryshe vendi do të humbasë besueshmërinë e tij dhe qytetarët e tij”, tha ambasadorja Suter.

LEXO EDHE:

Back to top button