Tërmet në Kroaci

Një tërmet ka goditur Kroacinë. Sipas raportimeve nga Qendra Evropiane për Menaxhimin e Fatkeqësive shkalla e fuqisë është 4.3 ballë të Rihterit. Epiqendra e tërmetit raportohet se është Kroacia Qendrore. Bëhet e ditur se lëkundjet janë ndier edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Slloveni.