Ohër, do të prishet hoteli historik “Park”

Në kohë kur statusi i rajonit të Ohrit rrezikohet seriozisht nga mbrojtja e UNESCO-s, vetëm 50 metra larg bregut të liqenit, do të ndërtohet hotel i ri trekatësh me kat përdhes dhe nënkulm, në sipërfaqe prej 4525 metra katrorë. Objekti do të ndërtohet në vendin ku ndodhet tani ish restoranti dhe diskoteka.
Në faqen e kadastrës së Maqedonisë, është pjesë e fletëpronësisë ku qëndron A2.1, ndërtesa banimi. Ky objekt mund të rinovohet, restaurohet, por në vëllimin dhe lartësinë në të cilën është tani. E jo të përmirësohet dhe të mbindërtohet. Çdo ndryshim ose prishje eventuale do të bie ndesh me planin për menaxhim të Liqenit të Ohrit dhe me këtë do binin në ujë të gjitha përpjekjet e institucioneve se punojnë në drejtim të përmbushjes së rekomandimeve të UNESCO-s- deklaroi Vlladimir Trajanoski- Ohër SOS .
Kryetari i Ohrit nuk sheh se ka faj në ndërtimin e objektit të ri.
Ai brez është në zonën e tretë D. Në zonën e tretë D lejohet ndërtimi i objekteve P plus tre dhe 40% përdorim të hapësirës. Nga aspekti ligjor dhe i dokumentacionit nuk ka asgjë kontestuese. Mund të reflektohet, por nuk ka bazë si mund ta pengojmë ne atë. Kjo është rezultat i mosfunksionimit të shtetit para miratimit të planit për menaxhim, dhe kjo është bërë gjatë qeverisjes së VMRO DPMNE-së- pohoi SINKRON – Konstantin Gjeorgjieski- Kryetar i Komunës së Ohrit.
Leje e plotfuqishme për ndërtim është lëshuar në vitin 2018, para miratimit të planit për menaxhim për rajonin e Ohrit në shkurt të vitit 2020. Ndryshe, një nga vërejtjet kryesore të UNESCO-s, për shkak të së cilës rajoni së shpejti mund të jetë në listën e zezë të zonave të rrezikuara, është urbanizimi masiv dhe i pakontrolluar.
Miki Trajkovski