Zaev: Kemi bërë çmos që vaksinat të arrijnë sa më shpejtë të jetë e mundur

Kryeministri Zaev deklaroi sot se Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria kanë bërë gjithçka që është e mundur që vaksinat kundër Kovid-19 në vendin tonë të arrijnë sa më shpejtë që është e mundur. Ai edhe njëherë theksoi se janë çështje ditësh se kur do të ngarkohen vaksinat dhe do të arrijnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Shëndetësisë dje tregoi qëndrimin, unë vetëm mund të konfirmoj se avansi është tërhequr për shkak se kemi pritur mbështetjen e Ministrisë për Punë të Jashtme të Kinës, por nuk mund të lejojmë që parat të flenë në një vend të huaj derisa të kryhet procedura, avansi u lëshua si pjesë e procedurës, kur ministritë adekuate të Kinës kërkuan që fillimisht të kryhet procedura, ne i tërhoqëm dhe të hollat gjithsesi se janë në llogarinë e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Zaev duke shtuar se pret sinjale pozitive nga Kina.
“Presim informata nga Kina që ta vazhdojmë procedurën. Kemi edhe procedurë të dytë me Kinën për 200 mijë, ditët janë në pyetje se kur do të ngarkohen vaksinat dhe do të nisen drejtë Maqedonisë. Kemi bërë gjithçka që është e mundur me qëllim që vaksinat të arrijnë sa më shpejtë që është e mundshme, edhe avancin në Kinë e lëshuam para kohe vetëm e vetëm që të arrijnë sa më shpejtë vaksinat”, tha Zaev.