Ngecje në diplomacinë e paralajmëruar ekonomike

Ende nuk janë përzgjedhur këshilltarët ekonomik, me të cilët Ministria e Jashtme kishte paralajmëruar ta revitalizonte këtë pranverë diplomacinë ekonomike, raporton Alsat. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani konfirmoi se është rishpallur konkursi, gjë që e kishte paralajmëruar që nga 17 shkurti, megjithatë nuk dha afat se kur do të bëhet përzgjedhja. Osmani tha se është shtuar një kriter i ri, që ka të bëjë me vlerësimin e punës së këshilltarëve që do të zgjidhen.

“Është rishpallur konkursi për këshilltarë ekonomik në kuadër të pilot projektit për t’i dërguar ata në disa qendra, që janë të rëndësishme për krijimi e këtyre raporteve ekonomike. Besoj se këtë radhë do të jetë konkursi i suksesshëm dhe do të kemi njerëz që do t’i përballojnë detyrat që i imponon ky proces. Por ka edhe një moment të ri, unë kam dërguar edhe një instruksion deri tek të gjithë ambasadorët tonë me kritere të reja, të cilat duhet t’i plotësojnë ato, në kuadër të diplomacisë ekonomike”,  theksoi Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Opozita tashmë disa herë ka shprehur skepticizmin e saj që ky projekt të ketë sukses. Ndërsa 33 promotorët ekonomik që vendi i angazhoi nga viti 2008 deri në vitin 2017 patën një kosto prej 1.2 milion eurosh, por rezultate të papërfillshme.

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button