Kosovë, 13 vdekje dhe 574 raste të reja me COVID-19

13 vdekje dhe 574 raste të reja me COVID-19 janë raportuar për 24 orët e fundit në Kosovë, njofton Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.570 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 574 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 77.827  raste nga 358.537 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.715 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 394 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.060 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.058.

LEXO EDHE:

Back to top button