Superkompjuteri, cakton se kush fiton Ligën e Evropës
Superkompjuteri, i cili dikur i kishte dhënë përqindje më të madhe Manchester United për fitimin e Ligës së Evropës, tani ka ndryshuar. “Djajtë e Kuq” zhvilluan një ndeshje shumë të dobët në “Old Trafford”, duke barazuar 1-1 ndaj AC Milan.
Sipas ekspertëve të “FiveThirtyEight”, klubi i Arsenalit është favoriti më i madh (me 19%) për të fituar Ligën e Evropës.
Në anën tjetër, këto janë shanset e Man. Junajted këtë sezon në Ligën e Evropës, sipas superkompjuerit:
62% për të arritur në çerekfinale
43% për t’u kualifikuar në gjysmëfinale
29% për të arritur në finale
18% për të fituar Ligën e Evropës.