KQZ-ja në Shqipëri miraton listën e PD-së për zgjedhjet, nxjerr jashtë 78 kandidatët tepër

KQZ-ja në Shqipëri ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë të PD-së, bashkë me koalicionin që garon në zgjedhjet e 25 prillit. Pas debateve në mbledhje, KQZ-ja vendosi që të miratonte listën me 153 kandidatë për zgjedhjet dhe jo 231 që kishte depozituar selia blu duke i nxjerrë jashtë garës 78 kandidatë për deputetë. KQZ kishte çuar në Elbasan 6 kandidatë më tepër, në Dibër 3, Fier 6, Berat 6, Durrës 6, Korçë 9, Kukës 6, Lezhë 3, Shkodër 9, Tiranë 9, Vlorë 6 dhe Gjirokastër 9 emra më shumë. Nga verifikimet që ka bërë në kuadër të dekriminalizimit, KQZ deklaron se i ka rezultuar se asnjë kandidat i PD nuk ka ndalim. “Nuk ka asnjë ndalim për kandidatët e aleancës së PD, nga të dhënat që ata kanë deklaruar. Drejtoria e Gjendjes Civile ende nuk ka kthyer përgjigje” deklaron KQZ.